Aplikacion
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, dyshohet se i besoi dhëndrit të kolegut socialist të qarkut ë Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.
“Eurocompany” shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti” dhe që përfitoi 1.7 milionë euro. Zëdhënësja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, në një denoncim publik sot, tha:
“Arian Tuku, i arrestur pas zbardhjes së bisedave në SKY EC mes bosëve të krimit dhe njerëzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim. Arian Turku është pronar i subjektit Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018.
Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë së Lezhë i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. “Eurocompany” shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”, tha Vangjeli.
Teksa më tej shtoi detajet:
“Sipas të dhënave të Spending Data, një burim serioz për të evidentuar lidhjet e pushtetit me korrupsionin, që ka mbetur pa financime pikërisht për të të pamundësuar nxjerrjen e të dhënave që vërtetojnë këto lidhje, “Eurocompany” përfitoi 1.7 milion euro vetëm nga qershori 2021 deri dhjetor 2022.
Qarku i klikës kriminale në pushtet mbyllet sipas formulës: Zhvat Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet dhe vidh zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë!
Kështu Pjerin Ndreu dhe Edi Rama sigurojnë mbajtjen e pushtetit dhe mandateve në vijim. Pasi dekriminlizimi u largon Arben Ndokën, ai fut dhëndrrin në lojë nëpërmjet Pjerin Ndreut me lejen e Edi ramës në mënyrë që edhe pse kokat ndryshojnë, pushteti të vazhdojë. Nuk thonë kot: të gjithë rilindësit e kuq një turi kanë!”. /ZOOM.AL/