Aplikacion
Një shqiptar raportohet se është vrarë gjatë natës në Bibbiano, në zonën Reggio Emilias në Itali.
Ngjarja ndodhi pak para orës 23:00, kur sipas hetimeve paraprake, pas një debati, një italian goditi me thikë për vdekje një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kishte shkuar në godinën ku banon vrasësi i dyshuar, për të vizituar mbesën e tij.
Policia identifikoi sulmuesin e dyshuar, një 41-vjeçar, i cili u gjet në banesën e tij dhe më pas u arrestua. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka motive të dobëta, një grindje e çastit apo debati për lidhjen e mundshme të italianit me mbesën e viktimës.
Media dhe policia italiane nuk i kanë raportuar ende emrat e viktimës dhe autorit të dyshuar, teksa po pyeten personat me interes hetimor, përfshi edhe mbesën e shqiptarit. /ZOOM.AL/