zoom

Lajme

VIDEO/ Sot testi i dytë miqësor me Azerbajxhanin para EURO 2024, Silvinjo ka gjithçka gati

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të enjte seancën e radhës stërvitore dhe të fundit para miqësores me Azerbajxhanin në Hungari. Pas kësaj miqësoreje, tekniku Silvinjo pritet të shpallë edhe listën përfundimtare zyrtare.

Stërvitjet mbahen në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024 në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë. Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë dhe për më shumë se 1 orë e 30 minuta në fushë dhe në palestër.

Deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë të përgatitjeve, atë ndaj Azerbajxhanit.

Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të karikuar në stërvitje, duke shfaqur impenjim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë këtë të premte miqësoren e fundit dhe më pas më datën 8 qershor do të niset për në Gjermani, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024, për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut. /ZOOM.AL/