zoom

Aktualitet

Digjen 6 automjete të një biznesi makinash me qira, fotot e mjeteve në flakë

Janë përfshirë nga flakët 6 automjete të një biznese të dhënies së makinave me qira në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”. Dyshohet se zjarrvënia e automjeteve është e qëllimshme.

“Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Zoom.al publikon edhe fotot nga momenti kur zjarrfikëset tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërsa mjetet janë të përfshira nga flakët.