zoom

Lajme

Maqedoni/ Taravari: Ndryshimet kushtetuese do bëhen, VLEN garanci për të ardhmen evropiane

Arben Taravari nga koalicioni VLEN tha se ndryshimet kushtetuese do të bëhen mirëpo është procedurë që kërkon kohë.

“Unë kam bërë negociata me Ali Ahmetin në nëntor që nuk do të ishte mirë të hyjmë në qeveri, e cila nuk është pro-europiane. Nuk ka rëndësi nëse e kemi nënshkruar se jo, lëne ç’ka thotë Arsim Zekolli, që qenka e deponume në Ambasadën e SHBA-vë, ai është rast për në psikiatri.

Ne jemi garancë në këtë qeveri që Maqedonia e Veriut do të mbaj kursin pro-europian, ndaj edhe me OBRM-PDUKM-në e kemi biseduar”, tha Taravari, sipas raportimit të agjencisë INA.

Më tej ai siguroi:

“Tani në qershor kemi zgjedhje, kemi zgjedhje në BE e në SHBA, edhe në shtator mund të bëhen, me rëndësi është që vendi t’i bën ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari në një emision televiziv. /ZOOM.AL/