Aplikacion
Shtyhet seanca paraprake për Ilir Beqjan dhe 8 të pandehurit e tjerë në GJKKO, mes tyre ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Shkak mësohet se është bërë mungesa e avokatit Klodian Skënderi, teksa sot pritej mbajtja e seancës për nisje apo jo të procesit në themel.
Beqaj është i pandehur për koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 mln euro, dhënë më paracaktim të dyshuar mikut të tij Rrapaj, duke rritur kostot me 60%. Të pandehurit i kanë mohuar akuzat, teksa ish-ministri socialist procesohet në gjendje të lirë, ndryshe nga ish-miqtë dhe vartësit e tij. /ZOOM.AL/