Aplikacion
“Sot Edi Rama urdhëroi mercenarët e tij të lehtësojnë aktin makabër kriminal qeveritar ndaj profesor Mëngjesit”, tha Berisha, duke shtuar se atyre iu është kërkuar të marrin autorësinë e ngjarjes dhe se iu është premtuar shpërblim.
Ish-kryeministri theksoi se përpara këtij akti kanë heshtur të gjithë krerët e reformës të re të drejtësisë.
Sali Berisha: Të dashur miq, sot avokati i të vërtetave që tmerruan Edi Ramën, profesor Sokol Mëngjesi vazhdon betejën e tij për jetën në gjendje kritike. Sot Edi Rama urdhëroi mercenarët e tij të lehtësojnë aktin makabër kriminal qeveritar ndaj profesor Mëngjesit.
Duke marrë përsipër edhe njëherë autorësinë e sponsorit të këtij krimi shtetëror të shëmtuar. Të dashur miq, sot doresi u paraqit në gjykatë bashkë me mikun, që thotë e bëra për miqësi këtë krim të shëmtuar. Ju keni dëgjuar rëndom për vrasës me pagesë, kjo qeveri përdor vrasës dhe të burgosur me pagesë. Po miq, po, po! Shkoni merrni dosjen Alizoti.
Alizotit për mashtrimin iu premtuan dy vite burg dhe 100 mijë euro shpërblim për dy vite burg. Po kështu doresi që u dorëzua, i janë premtuar mundet 50 mijë, mundet 100 mijë euro për vite burgu. Kurse tre të tjerë janë në drejtim të paditur. Ky është në gjithçka një krim shtetëror. Sot lehtësuan akuzën, nesër një pretekst tjetër. Atij që i është i përzier pa diskutim që hiqet sikur nuk di gjë, Dritan Nanos i thonë mos prano.
Këtij që e goditi, ranë dakord që të bëjë ca burg, por natyrisht me shpërblim. Pushtet krimi ky, pushtet i shëmtuar. Dhe jo që mbroni Edi Ramën, çfarë shpirti, çfarë zemre keni ju? Nuk paska sot mijëra çështje nga më të ndryshmet, kurse profesor Mëngjesi kishte një kontratë të firmosur nga pala fituese se do kishte një shpërblim për punën e bërë. Asgjë tjetër, asnjë pronë të veten. Ai po merrte atë që i takonte me kontratë.
Të dashur miq, keni konstatuar se përpara këtij akti, krimi të shëmtuar shtetëror, kanë heshtur të gjithë krerët e reformës të re të drejtësisë. O faqezinj, po çfarë morali keni ju, kur një profesor universiteti, avokat në sistemin e drejtësisë i licencuar, goditet dhe gjendet në koma dhe heshtni si fije bari. Nuk është ky morali i gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë. As i përmbaruesve. Ky është morali i Malavecëve, i Llagamëve, i KLP-istë, morali i Metanit, i turpit. Po nuk keni turp jo mo? Po ç’përfaqësoni ju mo?
Ju përfaqësoni turpin e turpeve, përfaqësoni anën më të zezë të një zyrtari. Detyrohet Dhoma e Avokatisë t’u denoncojnë ju se heshtni, heshtni me turp. Ta zëmë se ai nuk ishte avokat i Sali Berishës dhe po kërkonte thjesht atë që i takonte. Po të parët në mbrojtje të tij… Po ju të gjithë jeni në darën e krimit, Malaveci është i drogës, Llagami është e korrupsionit, Metani është i djegësave. Jeni turpi i dheut! Edhe njëherë le t’i urojmë së bashku shërim, t’i lutemi Zotit të shpëtojë nga kjo situatë profesori i nderuar. Të vazhdojmë betejën tonë, mosbindja civile, zemërimi, zemërimi qytetar drejt zemërimit të përgjithshëm. Drejt fitores. Drejt qeverisë teknike. Zgjedhjeve të lira. Shqipëria në rrugën e Europës. Faleminderit.