zoom

Lajme

Programi me 15 pika i Bashës: Heqje vizash me SHBA, taksë 9%, 20 mijë euro për beben e tretë…!

PD ka prezantuar sot programin për zgjedhjet 2025, teksa kryetari i saj Lulzim basha mbajti edhe fjalim, ku lexoi pikat e programit dhe premtimet që duken të bujshme në letër, por vështirë të realizueshme për shkak të shifrave dhe gjendjes ekonomike.

Në fondin për mirëqenien e familjes, parashikohet se bonusi i bebes do të arrijë në 2 mijë euro, ndërsa për fëmijën e tretë, do të arrijë shifrën e 20 mijë eurove.

Basha tha se në program parashikohen gjithashtu subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë për çiftet e reja si deh subvencione për bujqësinë.

Pjesë e programit, i quajtur Fondi i Mirëqenies së Familjes:

-2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

-30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

-2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:

-Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16

3. NEXTGEN:

Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës. Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. FLAT TAX 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE

-Çdo vit do të akordohen

-100 milionë euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë

-50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT

Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:

5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.

11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare

12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

13. GJYKATA E AUDITIT

14. Shteti merr persiper te zeroje çdo detyrim te qytetareve ne problematikat me natyre administrative ne raport me institucionet e shtetit

15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT 

/ZOOM.AL/