zoom

Aktualitet

Gjendja e avokatit Mëngjesi ende e rëndë, sot masat e sigurisë në Gjykatë për 2 të arrestuarit

Prokuroria e Tiranës dorëzoi aktet e dosjes dhe ka kërkuar “arrest me burg” për dy të arrestuarit e deritanishëm, Dritan Nano si urdhërues i dyshuar i krimit dhe Dorian Alia si autor i agresionit, të akuzuar për dhunën barbare në ish-Bllok, ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, katër ditë më parë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e avokatit po e kryer ne bashkëpunim. Seaanca pritet të zhvillohet sot, nëse nuk ndikojnë faktorë të tjerë procedurialë.

Për Drivald Aliaj, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë, për të njëjtat akuza si Nano (foto sipër) e Alia. Kapja e tyre deri tani nuk është bërë e mundur megjithë kontrollet e ushtruara, edhe pse Policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblim.

Alia ka thënë se Nano i urdhëroi të kryenin sulmin dhe e bënë për miqësi, por jo me qëllim për ta vrarë avokatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, por për ta trembur. Mëngjesi ndodhet në intubim, koma artificiale, prej ditës së ngjarjes, pasi ka traumë të fortë në tru.

Deri tani pistë për krimin është motivi për shkak të detyrës, konfliktet e pronësisë dhe pagesat me të dyshuarin Nano, i cili e ka mohuar. /ZOOM.AL/