Aplikacion
Në studion e “Të paekspozuarit”, Artan Hoxha tregoi se Mëngjesi është goditur edhe pasi ka rënë në tokë.
Pas kësaj, shtoi gazetari, agresorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtime të ndryshme.
Artan Hoxha konfirmoi se arsyeja pse Sokol Mëngjesi është dhunuar është çështja gjyqësore e përfaqësuar prej tij.
Trashëgimtarët e pronës që fituan gjyqin falë mbrojtjes ligjore të Sokol Mëngjesit kanë refuzuar të japin më pas pagesën për avokatin.
Dhunuesit, sipas Artan Hoxhës, janë njerëz të njohur sepse japin para me fajde.
Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:
Janë treguar barbarë, e vetmja gjë që kanë bërë është që kanë pritur të çojë djalin. Ka një frakturë që është shumë e madhe, ka patur një dorezë metalike. Në momentin e parë ka rënë pa ndjenja në tokë, pastaj kanë shkuar agresorët e tjerë dhe e kanë qëlluar me shkelma në kokë. Kjo duket që ka dhe një lloj urrejtje për ta bërë.
Ata janë larguar më këmbë, njëri ka marrë drejtim me automjetin, të tjerë me taksi drejt Astirit. E çuditshme është që autorët nuk kanë përdorur as maska. Avokati vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, fola me personelin mjekësor. Më shpjeguan që nuk mund të transportohet as me avion.
Është një avokat i formuar, profesionist. Edhe midis kolegëve ka një imazh shumë të mirë. Ka të gjitha çështjet e Kishës Ortodokse, ka çështjen e Begetit, e një biznesmeni izraelit. Në fillim avokati ishte koshient dhe foli.
Bëhet fjalë për një truall ku janë ndërtuar kulla te Liqeni, katër kulla, një nga ato e ka biznesmeni Bashkim Ulaj. Kompania ndërtuese ka patur një problem me pronarët e tokës, nuk arrinin dot ta fitonin të drejtën e tokës.
Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet gjyqësore për 6 apo 7 vjet, me kushtin që nëse rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e sipërfaqes, apo në hyrje se kulla ishte ndërtuar. Gjatë kësaj kohe zhvillohen proceset, e fiton avokati, shkon e regjistron, janë 10 çertifikata. Njëri nga pronarët, Dritan Nano, nuk ka qenë dakord dhe nuk e ka pranuar, ka thënë “e kemi fituar vetë gjyqin”.
Më mbrapa, ia ka bërë të qartë avokatit që nuk ke për të marrë pjesën. Avokati ka marrë kontratën, dhe ka shkuar në gjykatë. Policia ka bindur prokurorin që të kërkojë burg për atë dhe ai është ndaluar. Personi në fjalë një muaj më parë ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar të tërhiqet. Dhe çfarë ka bërë, ka mbledhur një rrjet njerëzish të afërm dhe krushqi. Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që jo vetëm nuk do e paguajë, por do e dëmtojë nëse nuk tërhiqet.
Ata japin para me fajde, nuk është se janë të panjohur për policinë, nuk i ka gjetur kot ai. Njëri nga ata ka deklaruar dhe ka thënë se porosinë e kemi marrë vetë.
Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin nga magazinimi tek çmimet e diferencuara