zoom

Aktualitet

Frikë se mos arratisen jashtë vendit, Policia urdhër Pikave Kufitare për dhunuesit e avokatit

Policia dyshon dhe i frikësohet arratisë së 4 dhunuesve të avokatit Sokol Mëngjesi, jashtë vendit.

Teksa vijon puna për kapjen e tre autorëve të shpallur në kërkim, duke ushtruar kontrolle banesazh e mjetesh, u është dhënë edhe porosi Pikave Kufitare tokësore, detare dhe ajrore, që të jenë të vëmendshëm, duke shpërndarë fotot dhe gjeneralitetet e agresorëve.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e 3 personave të shpallur në kërkim për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por asnjë prej tyre nuk është gjetur. Policia ka dyshime se pas dhunës Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Romario Tabaku të jenë larguar jashtë Tirane.

Për këtë arsye policia ka shtrirë kontrollet ne qytete te ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi) si dhe ne Kukës pranë pikës doganore pasi ka dyshime se mund të tentojnë te largohen jashtë vendit.

Policia u ka dërguar fotot dhe emrat çdo pike kufitare të personave të shpallur në kërkim. Teksa gjendja shëndetësore e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha mbetet ende kritike, pasi ndodhet në intubim prej ditës së djeshme. Motivi i agresionit barbar dyshohet konflikti për çështjen e pronave dhe detyra. /ZOOM.AL/