zoom

Aktualitet

Tiranë/ Infermieri tentoi flijimin me kallash dhe shkoi i plagosur në spital, Policia e arreston

Një ditë pasi tentoi që t’i jepte fund jetës duke u vetëqëlluar me kallashnikov pa leje, Policia ka arrestuar 53-vjeçarin në Tiranë në gjendje spitalore, ku po trajtohet për plagën që mori.

Ky i fundit, me profesion infermier, përfundoi me plagë në spital, ndërsa u arrestua për armëmbajtje pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vepeime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Edhe pse njoftohet si një ngjarje me tentativë flijimi, nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet, nëse infermieri vuante nga depresioni apo u plagos aksidentalisht. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura