Aplikacion
Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë banja në Winnetka, Illinois, është hedhur në treg për një shumë marramendëse prej 5.25 milionë dollarë. Është hera e parë që nga viti 2012 që prona është hedhur në treg, sipas agjentëve amerikanë të pasurive të patundshme, “Zillow”.
Që nga publikimi i filmit klasik të vitit 1990 me regji të Chris Columbus, shtëpia ka kaluar në një rinovim ekstrem.
Duke postuar një përshkrim të ambienteve të brendshme, agjentët e pasurive të patundshme The Dawn Mckenna Group, thanë se pronarët aktualë kanë dyfishuar hapësirën e banimit me shtimin e një konservatori të madh dhe kanë ndërtuar një fushë basketbolli më të fundit. /ZOOM.AL/