Aplikacion
Mbështetësit e Rithemelimit hodhën bomba molotov drejt godinës së Bashkisë. Një prej shisheve molotov goditi fillimisht një shtyllë dhe u kthye pas, duke rënë te gazetarët dhe operatorët që po mbulonin protestën.
Hedhja e bombës molotov tek gazetarët ka shkaktuar momente paniku. Vetëm reagimi i shpejtë i tyre ka bërë që të shpëtojnë pa u dëmtuar. Ndërsa policia ka ndërhyrë duke shuar zjarrin menjëherë.
Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi SPAK arrestoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës për korrupsion me tenderat. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet