zoom

Kosova

Nis vendosja në Prishtinë e kamerave me Inteligjencë Artificiale të Lartë

Në fillim të këtij viti, kryetari i Komunës së Prishtinës kishte paralajmëruar vendosjen e kamerave të sigurisë me inteligjencë të lartë në kryeqytet, lajm ky që kishte nxitur mjaft debate.

E disa muaj pas paralajmërimit, tashmë ka nisur procesi i vendosjes së kamerave, fillimisht në udhëkryqet kryesor.

Lajmin për nisjen e projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë e konfirmoi për “Telegrafin”, Arlinda Kastrati, nga Zyra për Media e Komunës së Prishtinës.

Kastrati, në një deklaratë me shkrim tha se projekti për vendosjen e kamerave ka filluar të realizohet dhe kamerat e sigurisë janë duke u vendosur së pari në udhëkryqet kryesore të Prishtinës.

Ajo tha se kjo po bëhet sipas planit të hartuar nga Policia e Kosovës. /ZOOM.AL/