zoom

Lajme

Ronaldo Sharka mbron vajzat lesbike që u martuan në tarracën e bashkisë: Janë të padëmshëm

Pas reagimit të madh në rrjet për dasmën mes dy vajzave lesbike në tarracën e Bashkisë së Tiranës, moderatori Ronaldo Sharka ka dalë në mbrojtje të tyre.

Duke vendosur në sfond foton e dasmës mes Alba Ahmetajt dhe Edlira Marës, Ronaldo Sharka shkruan mbi të se zgjedhjet seksuale janë e drejtë e gjithkujt.

Ai fton njerëzit të lënë të tjerët që janë ndryshe prej tyre të jetojnë jetën si ata duan.

“Në vitin që jetojmë, të paktën meritojmë të bëjmë zgjedhjet që duam e të jetojmë si të duam e ndjejmë, sigurisht pa cënuar askënd rreth nesh. Dashuria, në të gjitha format e saj, nuk ka dëmtuar kurrë askënd. Njeriu që kur lind, i jepet një identitet që ai nuk e zgjedh. Pra, ne nuk zgjedhim emrin por na e vendosim, nuk zgjedhim shtetësinë apo shumë gjëra të tjera.

Ama se si duam ta jetojmë jetën, këtë të paktën meritojmë ta zgjedhim vetë e jo të bëjmë zgjedhje që shoqëria i ka vendosur si rregulla të normalitetit të moralit, sepse ashtu ia kanë mësuar që kur ka lindur.

Është koha të pranojmë të ndryshmit rreth nesh, që janë të padëmshëm e vetëm duan të shijojnë jetën. E shkuara dhe e ardhmja nuk ekziston. Ekziston vetëm e tashmja. Atëherë ta shijojmë në paqe me zgjedhjet tona dhe zgjedhjet e të tjerëve“, u shpreh Ronaldo Sharka.