zoom

Lajme

Bardhi del nga SPAK: Të hetohen 2 prokurorët e Xibrakës, i trembem veç ligjit e Zotit! U pyeta…

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përfundoi dëshminë e sotme në SPAK për rihapjen e dosjes “Xibraka”.

Në një deklaratë për mediat kërkoi hetimin e dy prokurorëve të dosjes ‘Xibraka’, të cilët sipas tij nuk kanë gjetur se kush janë kokat e laboratorit të kokainës. Ai tha se ai nuk i bindet dhe nuk ka frikë nga askush, por vetëm nga ligjit dhe Zoti.

“Nuk i bindem, përveç ligjit dhe Zotit, askush tjetër. Këtë çështje e kam trajtuar në rrugë institucionale. Nuk kam bërë politikë me këtë çështje. Presim që prokuroria e Posaçme të zbatojë ligjin. Të hetohet dhe roli i dy prokurorëve që kanë pasur në dorë dosjen Xibraka. Kokat e grupit kriminal ndoshta kanë ngelur pa identifikuar. Bëhet fjalë për laboratorin e parë të kokainës në vendin tonë, duhet të kishte hetim serioz. Të dy prokurorët zgjodhën që të bënin punën Ramës, se kishin interes Vettingun”, tha ai.

Bardhi pas marrjes në pyetje nga SPAK tha edhe se dosja “Xibraka” është rihapur.

“Gjithçka që ka denoncuar publikisht e ka dorëzuar në SPSKA. Jam informuar me shkrim nga drejtuesi i SPAK dhe hetuesit e BKH se dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave të përfshirë.

Seanca e marrjes në pyetje kishte vetëm një pyetje, u thirra si person në dijeni dhe u pyeta nëse kisha diçka për të shtuar.

Kësaj çështje nuk i ikën as me letra bakalli, as me çështje dite. Marr me dhjetëra ankesa, shqetësime dhe me radhë, edhe nga qytetarët. Për sa kohë jam drejtuar prokurorisë së Posaçme, e vetmja gjë që bëj është nxitja për të vepruar në përputhje me ligjin. Kam pasur një pretendim ligjor pa asnjë diskutim dhe këtë gjë e kam trajtuar në rrugë institucionale. Jam përpjekur gjithmonë si funksionar publik i përgjegjshëm, që sa herë ka diçka për një institucion, i drejtohet atij institucioni”, shtoi ai. /ZOOM.AL/