Aplikacion
Kështu shkruan aktori Çun Lajçi për vizitën që pati më 21 maj në shtëpinë e Sali Berishës i cili ndodhet në arrest shtëpie.
Lajçi, në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se e takoi Sali Tropojën, siç ai e quan, për shkak të tri të mirave që ai ka bërë për të, ku përmend nënshtetësinë shqiptare në 1995, telefonata në repartin e pulmologjisë, kur Lajçi ishte i shtruar me Covid-19 dhe Berisha i ofroi ta dërgonte në Stamboll me shpenzimet e tija dhe një historie personale që ka pasur Berisha me xhaxhain e tij.
“Ishin pengu që po mbaja n’zemër dhe po prisja rastin që t’ia ktheja”, shkruan Lajçi.
“Po! U futa n’konakun e tij e n’zemrën qindvjetshe! Tani që pengun e hoqa nga zemra, sikur u shlirova!”, përfundon Lajçi.
Tirana-Partizani/ Policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen dhe apeli për tifozët