Aplikacion
I njëjti procedim edhe për grupin e të pandehurve të tjerë të dosjes, pasi organi i akuzës pretendon se është konsumuar edhe vepra penale e korrupsionit. Koka u dënua me nga 6 vite burgim për dy dosjet penale, teksa prokuroria kishte kërkuar nga 10 vite izolim për Fierin dhe Elbasanin. Kurse deputeti Alqi Bllako i dënua me rreth 3 vite burg për Fierin dhe u shpall i pafajshëm për Elbasanin.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 16.05.2024, regjistroi çështjen penale nr. 35 regjistri themeltar, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimeve të ankuesve/të pandehur L.K., P.A., J.Z., M.M., S.G., K.Z., Shoqëria tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248-25, 245-25, 260, 287/2, 328-25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas shortit të datës 16.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (Anëtare), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare). Seanca gjyqësore publike është caktuar për më datë 05.06.2024, ora 11:30. Gjykata e shkallës së parë nuk pranoi t’i shpallte fajtorë 6 të pandehurit përveë akuzës së shpërdorimit të detyrës. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë