“Toni Kroos është një nga lojtarët më të mëdhenjtë në historinë e Real Madrid-it. Ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, deklaron Perez.
Aplikacion
Pas vendimit të tij reagoi Presidenti i klubit Florentino Perez i cili u shpreh se mesfushori gjerman ishte një nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia e klubit të “Los Blancos”.
“Toni Kroos është një nga lojtarët më të mëdhenjtë në historinë e Real Madrid-it. Ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, deklaron Perez.
“17 korrik 2014, dita e prezantimit tim në Real Madrid , dita që më ndryshoi jetën, jetën time si futbollist, por mbi të gjitha si person. Ishte fillimi i një jete të re në klubin më të madh në botë. Sot, pas 10 vitesh, në fund të sezonit, kësaj jete i vjen fundi. Nuk do ta harroj kurrë këtë dekadë të suksesshme dhe emocionuese”, tha ai.
Më pas shtoi se do të largohet përfundimisht edhe nga fusha e blertë.
“Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë se karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas Kampionatit Evropian. Siç e kam thënë gjithmonë, Real Madridi është dhe do të jetë klubi im i fundit. Ambicia ime ka qenë gjithmonë të përfundoj karrierën time në majë të nivelit tim.”
Kroos do t’i japë fund karrierës futbollistike më 1 qershor, në finalen e Champions League në Wembley, një karriere plot suksese te Real Madrid.
Ai zbarkoi në klubin e bardhë më 17 korrik 2014 dhe pas një muaj më vonë, me dy seanca stërvitore, më 12 gusht, drejtoi ekipin nga mesfusha dhe ngriti titullin e tij të parë.
Me Real Madridin ai ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve (mund të jenë pesë më 1 qershor), katër tituj të La Liga EA Sports spanjolle, pesë Superkupa të Spanjës, tre Superkupa Evropiane, pesë Kupa të Botës për Klube dhe një Kupë e Mbretit. Një listë e pashembullt arritjesh për një futbollist unik.