zoom

Aktualitet

Si ta përballojmë të nxehtin afrikan? Brataj: Duhet të konsumoni këta ushqime

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, këshillon qytetarët si të përballojnë të nxehtin përvëlues të këtyre ditëve.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Brataj vë theksin te dy gjëra kryesore, që janë dieta e ekuilibruar dhe hidratimi.

“Zgjidhni ushqime të lehta, të tretshme dhe zvogëloni konsumin e mishit të kuq. Përdorni më shumë konsumin e peshkut. Janë për tu evituar ushqimet e skuqura”, shkruan Brataj.

Mesazhi i Bratajt:

SI TË PËRBALLOHET VERA ME NJË DIETË TË EKUILIBRUAR DHE HIDRATANTE!
Pak kalori, pak yndyrna, shumë fruta. Përdorimi i perimeve dhe një hidratim i mjaftueshëm me ujë dhe lëngje janë strategjitë për të eliminuar gjendjet e lipotimive dhe gjendjeve të pa këndëshme gjatë verës.
Rritje e gjendjeve të pa durueshme, lipotimive, kolapseve, disidratimit, ulje- ngritjeve të presionit, dhimje koke dhe goditje nga të nxehtit, këputja, janë tipike të verës.
Ato ndodhin si rezultat i temperaturave të larta, lagështisë së lartë të ajrit. Ato ndodhin shpesh për arsye të masave paraprake të dobëta përballë ndryshimeve të papritura klimatike. Organizmi nuk mund të përshtatet lehtësisht me këto ndryshime. Rekomandohet mbi të gjitha që të moshuarit dhe fëmijët, subjektet më të rrezikuar, të ndryshojnë sjelljen gjatë verës (duke shmangur daljen në orët e pikut, duke evituar punën në ambiente të jashtme, dhe gjithashtu të ndihmojnë që tryeza e tyre të jetë me ushqime të lehta dhe të freskëta.
RREGULLAT E ARTA
Preferimi i ushqimeve të freskëta ndikon në uljen e temperaturës së trupit. Ato janë të pasura me vitamina, por duhet të evitoni konsumin e sasive të mëdha dhe sidomos ato të pasura me yndyrna. Rritja e hidratimit për të kundërshtuar djersitjen dhe humbjen e kripërave minerale janë rregullat më të mira për të gjithë.
Një vëmendje të veçantë duhet ti kushtoni:
Mos e teproni me kaloritë!
Me temperaturat e larta, kërkesa e organizmit për energji ulet me rreth 200-300 kalori në ditë, prandaj është mirë të zvogëlohen porcionet, sidomos ato me yndyrna.
Hani lehtë.
Zgjidhni ushqime të lehta, të tretshme dhe zvogëloni konsumin e mishit të kuq. Përdorni më shumë konsumin e peshkut. Janë për tu evituar ushqimet e skuqura.
Kujdes përhapjes së baktereve në verë.
Me ritjen e temperaturave rritet rreziku i ndotjes së ushqimimeve nga bakteret. Për këtë është e arsyeshme një konsum i përditshëm i kosit, i cili forcon mbrojtjen natyrale të organizmit dhe ndihmon në përthithjen më të mirë të vitaminave dhe mineraleve.
Reintegroni kripërat minerale dhe lëngjet e humbura.
Të paktën 2 litra ujë në ditë, duke shmangur pijet e gazuara dhe me sheqer sepse kanë kalori boshe. Kufizoni numrin e kafeve ose pijeve me bazë kola sepse rrisin vazokonstriksionin dhe diurezën, duke shkaktuar dehidrim. I njëjti rregull vlen për për pijet superalkolike që stimulojnë djersitjen, duke shkaktuar dehidrim dhe kufizojnë thithjen e vitaminave, veçanërisht vit. B e cila ka një rol të rëndësishëm në shndërrimin e kalorive në energji. Kujdes përdorimit të gjërave shumë të nxehta ose shumë e ftohta, sepse ndikojnë në mekanizmat e termorregullimit të temperaturës. Konsumoni perime (kastravec, selino, radikio, domate) dhe fruta (kajsi, rrush, pjeshkë, kumbulla), sepse përmbajnë shumë ujë, nga 75% deri në 95% (si në rastin e shalqirit dhe pjeprit). Shmangni zierjen e perimeve sepse varfërohen nga vitaminat dhe kripërat minerale.
Jo akullore në vend të drekës.
Zgjedhja e akullores për një nga vaktet kryesore mund të bëhet vetëm herë pas here, sepse ky ushqim ka mungesë të vitaminave, gjithashtu është shumë i pasur me karbohidrate dhe yndyrna.
Konsumoni pak kripë dhe preferoni kripë të jodizuar. Kripa me përmbajtje natriumi të ulët është e dobishme për pacientët me hipertension.
Ushqimet e verës
Ekspertët këshillojnë që gjatë verës nuk duhet të mungojnë këto ushqime dietike:
Kungull i njomë
Perime me një vlerë shumë të ulët kalorike, e përbërë nga 95% ujë, është i pasur me minerale si kalium, hekur, kalcium dhe fosfor. Është i pasur me vitamina A, C dhe karotenoide, të rëndësishme për veprimin antitumoral.
Kastraveci
Është pa kalori, përbëhet nga 96% ujë dhe është i pasur me vitaminë C, aminoacide dhe kripëra minerale, kalium, kalcium, fosfor dhe natrium. Përmban gjithashtu acid tartarik, i cili ndalon karbohidratet e produktet ushqimore, që hyn në organizëm që të shndërrohen në yndyrna. Po ashtu është një diuretik i mirë, freskon dhe ka një veprim detoksifikues.
Menta
këshillohet veçanërisht në mbrëmje në rast të fryrjes së barkut. Është e këshillueshme sidomos në formën e çajit bimor.
Pjepri
Është një frut hidratues dhe freskues, ideal për të luftuar nxehtësinë e verës, i përbërë nga 90% ujë dhe karbohidrate, fibra dietike, proteina dhe lipide. Është i pasur me vitamina A dhe C, fosfor dhe kalcium, sidomos i pasur në kalium dhe ka efekte të dobishme në qarkullim dhe presionin artrial. Efektet antioksidante ndihmojnë në kundërshtimin e efekteve të dëmshme të radikalëve të lirë.
Pjeshka
Është e përbërë nga 87% ujë, përmban mikro minerale si kalium dhe hekur, është e pasur me vitaminë C dhe provitaminë A. Ka veti antioksiduese dhe kundërshtojnë efektin e radikaleve të lira. Ka efekt laksativ dhe diuretik. Pjeshka gjithashtu ka veti freskuese dhe detoksifikuese.
Prania e kalciumit dhe kaliumit garanton një veprim mineralizues, tonifikues dhe restaurues. Për këtë arsye është i dobishëm për forcimin e dhëmbëve dhe kockave, mbron lëkurën dhe sytë falë përmbajtjes së karotenit beta.
Shalqi
Është i përbërë nga mbi 90% ujë. Përmban një sasi fruktoze dhe vitaminat A, C, B dhe B6, kripëra minerale, si kalium dhe magnez, aleatë ideal për të e rraskapitjen gjatë verës. Është një ushqim për freskues, me efekt detoksifikimi dhe diuretik, prandaj këshillohet në rast ritencioni hidrik, dhe hipertensionit. Është i pasur me karotenoide, substanca thelbësore antioksiduese për të luftuar radikalet e lira.
Mishi i pulës
Është mishi më i lehtë, ka një përmbajtje të mirë proteine (20%) të cilit i shtohen natriumi, kaliumi, fosfori, magnezi, hekuri, seleni dhe vitaminat B1, B2 dhe PP.
Peshku(Palumbo)
Është i pasur me minerale si jod, fosfor dhe kalcium dhe vitamin A dhe PP. Ëhtë një peshk gjysmë yndyror, mjaft i tretshëm me një vlerë proteine mbi 15%, ndërsa është me pak yndyrë.
Peshku Spada
Është i pasur me proteina dhe yndyrna ‘të mira’, është gjithashtu një burim ideal i vitaminave B12, B6, niacina, fosfor dhe selen. Prania e merkurit në mishin e saj, rekomandon konsum në sasi të vogla.
Dr.Skender Brataj

Postime të lidhura