zoom

Lajme

Habit aktorja e njohur italiane: Për marrëdhënie perfekte është mirë që të kesh dy burra…!

Moderatorja dhe aktorja e njohur italiane, Paola Barale, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi është shprehur se martesa është fundi i marrëdhënies.

Barale tha se një person nuk mjafton për të pasur një marrëdhënie perfekte, duke shtuar:

“Nuk njoh askënd, përfshirë edhe veten time, që nuk ka pësuar tradhti apo që nuk ka mashtruar”.

“Shpesh një person nuk mjafton për të pasur një marrëdhënie perfekte. Nuk njoh askënd, përfshirë edhe veten time, që nuk ka pësuar tradhti apo që nuk ka mashtruar. Unë nuk i kuptoj ata që martohen dhe thonë ‘martesa është fundi i marrëdhënies’. Nuk është një dënim. Një marrëdhënie duhet të jetë një vlerë e shtuar, duhet të të mësojë diçka, duhet të ketë një shkëmbim, një krahasim, jo një përplasje. Kërkon shumë, shumë përpjekje. Nuk mund të presësh që të shkojë përpara vetëm”, tha aktorja.

Prezantuesja tregoi se i vetmja marrëdhënie e shëndetshme që njeh deri me tani është e prindërve të saj, të cilët kanë 60 vite martesë.

“Në mendjen time vetëm ajo e prindërve të mi më duket një marrëdhënie e shkëlqyer. Ata kanë 60 vite martesë. Unë nuk i kam parë kurrë më parë të grinden. Ata gjithmonë e kanë respektuar njëri-tjetrin, por ta pranojmë se kanë jetuar në një epokë tjetër. Sot gjërat kanë ndryshuar. Për një marrëdhënie perfektë është më mirë të kesh dy burra”, u shpreh Barale. /ZOOM.AL/