zoom

Aktualitet

Flet një prej vajzave lesbike që u martua në tarracën e bashkisë: Dashuria është fjala e Zotit

Alba Ahmetaj, vajza që kurorëzoi dashurinë me partneren e saj Edlira Mara në tarracën e Bashkisë së Tiranës, reagoi pas zhurmës së krijuar pas ceremonisë së parë martesore mes komunitetit LGBT në Shqipëri.

Alba Ahmetaj e konsideroi këtë një të drejtë të ligjshme të anëtarëve të komunitetit LGBT.

“U bë me zhurmë, por nuk ishte ky qëllimi. Qëllimi ishte t’i tregonim të gjithëve, që të jesh LGBT dhe besimtar, është mëse legjitime. Nuk ishte me ligjet shqiptare, por me fjalën e Zotit. Dashuria është fjala e zotit. Dasmat edhe pa celebrim janë tipike në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Synimi i anëtarëve të komunitetit LGBT është që çështjen ta dërgojnë deri në Strasburg, me qëllim që edhe në Shqipëri të lejohen më pas martesat brenda të njëjtës gjini.