Aplikacion
Kryetarja e Këshillit, deputetja demokrateDhurata Çupi, tha se sot nuk merren dot vendime nga Këshilli, sepse nuk plotësohet kourumi. Çupi shtoi se i ka kërkuar administrës së Kuvendit të thërrasë mbledhje e të plotësohet kourumi, me qëllim që në mbledhje të shqyrtohen vendimet e GJK.
“Sot nuk mund të marrim dot vendime, sepse nuk janë 6 deputetë, nuk plotësohet kourumi. Kur pjesëmarrja e kolegëve të jetë e plotë, mund të merren më shumë vendime. Ligji për studentët është një ligj që është kundërshtuar nga opozita. Administrata të marrë masa që mbledhja e radhës të zhvillohet sa më shpejt. Administratës i kërkoj që të mbledhë kourumin sa më shpejt, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të mund të shqyrtohen”, tha Çupi.
Kurse deputeti i PD-së Saimir Koreshi në fjalën e tij në Këshillin e Legjislacionit për vendimet e Gjykatës Kushtetuese tha se i bëhet qejfi që mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensus. Koreshi theksoi se uron që së paku tek vendimi për studentët, mos të ngelet në fuqi ai i marrë nga Gjykata Kushtetuese.
“Ideja është që shyqyr gjetëm këtë konsensusin, sepse në mbledhjen e fundit, sepse në mbledhjen e fundit nuk e gjetëm. U desh të merrnim interpret të Gjykatës Kushtetuese, se nuk dinim t’i lexonim vendimet. Shyqyr që gjetëm këtë konsensusin, të cilin e gjetëm kaq shpejt dhe mos na daltë si vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ky vendim, së paku ky për studentët”. /ZOOM.AL/
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh