Aplikacion
Mësohet se porositësi i atentatit për eliminimin fizik të Durim Bamit ka qenë ish-deputeti socialist Arben Ndoka (në foton poshtë), vrasje të cilat do të ndodhnin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka, krim i ndodhur më datë 9 dhjetor 2017 dhe që dyshohet se ka motiv rivalitetin mes klaneve kriminale për territorin e narkotikëve.
Roli i organizuesit i ishte besuar Arian Tukut, i cili kishte edhe rolin e financuesit dhe koordinimit. Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e viktimave. Ndaj ai ka bërë aleancë me Ndokën, pasi mendonte edhe se Bami kishte dorë në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës më 2022, kur iu vranë kushëriri i tij Brilant Martinaj dhe 2 ushtarë të tjerë të grupit.
Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit. Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen apo killerave që do paguheshin. Arben Mërkuri, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit.
Gentian Bejtja, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2024, në bashkëpunim me Naim Stafuka ka pasur rolin e lokalizimit të viktimave. Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shënjestrave të atentatit. Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e dy vëllezërve Bami.
Gjykata e Posaçme ndërjkohë po jep masat e sigurisë për ata pak të arrestuar, sikurse për ata që janë ndaluar më parë për çështje të ndryshme dhe për të kërkuarit në mungesë, pjesa më e madhe e të cilëve fshihen në Dubai, përfshi ish-deputetin Ndoka.
Mes të kërkuarve janë Plarent Dervishaj dhe Indrit Dokle, si dhe Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur prej dy vitesh dhe “Visi i Pojes”. SPAK sekuestroi edhe 3 mln euro cash gjatë aksionit dhe 1,5 mln euro të tjera në asete. /ZOOM.AL/
6 plagë në trup/ Spitali i Traumës tregon gjendjen shëndetësore të shokut të Martinit