zoom

Bota

Irani 5 ditë zie për vdekjen e mistershme të Raisit, nesër varrimi. Reagon Izraeli: Nuk kemi gisht!

Pas rrëzimit të helikopterit ku u përfshi edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi, reagime po vijnë nga e gjithë bota. Mes tyre erdhi edhe reagimi i parë zyrtar nga Izraeli.

Një zyrtar izraelit i tha Reutersit se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi, i cili qe viktimë e një përplasje helikopteri që vrau gjithashtu disa anëtarë të kabinetit të tij.

“Nuk ishim ne”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Më herët në një seri reagimesh, rabinët izraelitë e përshkruan vdekjen e Raisit si “dënim të Zotit”. Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe shtatë pasagjerë të tjerë kanë humbur jetën në një rrëzim të helikopterit në veriperëndim të Iranit.

Varrimi i presidentit iranian Raisit do të bëhet nesër. Gazeta iraniane e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik të vendit, raporton se funerali i Presidentit Ebrahim Raisi do të mbahet nesër në Tabriz – qyteti ku ai po udhëtonte dje.

Gazeta thotë se funeralet për të gjitha figurat e tjera që vdiqën do të mbahen gjithashtu nesër, duke cituar zyrtarë në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit.

Trupat paraprakisht do të dërgohen në departamentin e mjekësisë ligjore në Tabriz. Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka lëshuar gjithashtu një deklaratë zyrtare duke shpallur pesë ditë zi publike për Presidentin Raisi. /ZOOM.AL/