Aplikacion
“Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3″.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë”, tha policia.
Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje.
“Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, sqaroi policia vendore. /ZOOM.AL/