Aplikacion
Bëhet e ditur se ky donacion shënon një nga kontributet më të mëdha të gjigantit teknologjik në mbarë botën gjatë vitit 2024. “Kjo tregon se Bullgaria është e aftë të prodhojë arritje shkencore të klasit botëror”, tha Ministri bullgar i Arsimit, Galin Tsokov.
Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e investimit në një institucion shkencor, duke reflektuar besimin në arritjet e tij, shkruajnë.
Ndër tjera, ministri vuri në pah edhe rëndësinë dhe arritjet mbresëlënëse të INSAIT në një kohë të shkurtër. Ndryshe, fondet shtesë synojnë të mbajnë talentet më të mira bullgare në shkencat ekzakte, duke nxitur zhvillimin e tyre dhe kontributet globale nga brenda Bullgarisë.
Siç raportohet, financimi i Google do të forcojë fokusin e INSAIT në fushat kryesore të Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë modelet e gjuhës në shkallë të gjerë, vizionin kompjuterik, përpunimin e gjuhës natyrore dhe mësimin e makinerive. /ZOOM.AL/