zoom

Lajme

A do pranonte të bënte s*ks për 1 mln euro? Ja si i përgjigjet Rike Roçi pyetjes “me spec”…

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi, ka qenë e ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, ku është vënë përballë disa pyetjeve pikante nga moderatorët. Ajo ndër të tjera ka folur edhe për eksperiencën në shtëpi dhe aktivitetin që ka pas daljes prej saj.

“A do të kryeje marrëdhënie s*ksuale me një person nëse do t’i ofronin 1 milionë euro?”, ndërsa Rike tha “jo”, sepse sipas saj një njeri duhet t’i japë dashuri, pasi ajo është ndjenja më e rëndësishme sesa paratë.

“Po ç’i keni këto pyetje?! Jo, nuk do pranoja se një njeri mua duhet të më japë dashuri. Unë mund të jem ngacmuar dhe nga njerëz që mund të kenë pasur ekonomi shumë të lartë, por nuk kanë ditur të më marrin zemrën dhe i kam dhënë duart.

Kupton? Nuk jam…nuk dua të flas fare për lekë, është pyetje shumë kështu. Për mua dashuria është diçka tjetër”, tha Rike.

Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e saj në këtë reality-show tepër të ndjekur, ndërsa nuk ia doli dot t’i shkonte deri në fund për të qenë finaliste apo për ta fituar. Gjatë qëndrimit në BBV, Rike Roçi pati përplasje të forta deri edhe fizike me aktoren Egla Ceno, por edhe me banorë të tjerë. /ZOOM.AL/