zoom

Aktualitet

Operacion me urdhër të SPAK, policia kontrolle në banesat e personazheve të njohur të krimit

Një operacion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet në qytetin e Tiranës, Lezhës, Durrësit dhe Vlorës prej orëve të para të mëngjesit.

Në kryqyetet mësohet se po kryhen kontrolle në banesat e vëllezërve Elis dhe Leonard Duka, armiqve të Ervis Martianjt.

Ndërsa në Lezhë forcat e policisë kanë zbarkuar tek zona e njohur si Stacioni i Makinave dhe Traktorëve, ku po ushtrohet kontroll në një pallat.

Në Nikël në banesën e Durim dhe Valter Bamit, si edhe në banesat e disa të fortëve të Niklës të shumëpërfolur në botën e krimit.

Gjithashtu kanë zbarkuar në Vlorë tek shtëpia e Fatmir Hysenit, ndërsa në Durrës tek grupi Avdylaj.

Ndërkohë mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë natës edhe në Fushë Krujë në fshatrat Larushk, ku është kontrolluar banesa e Albert Zajës i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë edhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.