zoom

Bota

Iu bë atentat, mjekët rrëfejnë se si e shpëtuan nga vdekja kryeministrin sllovak Robert Fico

Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili u qëllua disa herë me armë, është në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë, informojnë mjekët.

Drejtoresha e spitalit tha se kryeministri i Sllovakisë është aktualisht në një njësi të kujdesit intensiv pasi iu nënshtrua një operacioni prej pesë orësh.

59 vjeçari Fico u plagos rëndë në një sulm në qytetin e vogël Handlova dhe një shkrimtar u arrestua si autor i dyshuar i atentatit ndaj kryeministrit sllovak.

Fico është një figurë e diskutueshme në BE – për thirrjet e tij për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura