Aplikacion
Por rezulton se kreu i qeverisë nuk do të jetë as në Interpelancë dhe as në Shqipëri, pasi pritet të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Malin e Zi, që zhvillohet sot dhe nesër. Rama ka deleguar Spiropalin për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, këtë të enjte në Parlament janë parashikuar të diskutohen 11 pika në rendin e ditës.
Fillimisht do të jetë interpelanca e kërkuar nga deputeti Shehu me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ku në total Shehu ka parashtruar 19 pyetje për këtë temë. Pa interpelancës, do të jetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu që do t’i përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Më tej, sipas rendit të ditës, Kuvendi do të diskutojë një seri marrëveshjesh, duke nisur nga ajo e Interpol, e cila vjen në kuadër të Konferencës së 51-të të Interpol, që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Tiranë.
Po ashtu, pritet të diskutohet dhe marrëveshja e pensioneve me Italinë dhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Gjithashtu, gjatë seancës së sotme në Parlament pritet të diskutohet dhe një akt normativ, si dhe dy pr/ligje. /ZOOM.AL/