zoom

Lajme

Debate dhe akuza për ligjin e tokave shtetërore, Opozita: Të hiqet nga rendi, u shërben oligarkëve!

Nisi me debate të forta dhe akuza seanca parlamentare e ditës së sotme, mes mazhorancës dhe opozitës.

Shkak u bë projektligji për kthimin e tokave shtetërore apo privatizimin e tyre. Debate ka pasur mes deputetes demokrate, Dhurata Çupi dhe Eduard Shalsi sa i takon pr/ligjin për privatizimin.

Çupi kërkoi heqjen nga rendi i ditës i pr.ligjit për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore. Është antikushtetues, po i jepni pronat publike oligarkeve.

Debatet në sallë:

Çupi: Sot në rend është edhe pika 8 për privatizimin e pronave shtetërore. Propozuesit nga PSD nuk kanë asnjë lidhje. Propozimi qeverisë dhe Ramës. Tërhiqeni nga votimi. Është antikushtetues dhe abuziv. Projektligj i porositur. Do marrë edhe ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur vendit. Është ligj për klientët e qeverisë. Mblidh grupin e PS dhe tërhiqeni nga rendi i ditës.

Shalësi: Jam iniciuesi i këtij propozimi. Çdo godinë shtetërore do t’i jepet privatit tha zonja. Nuk të ndërpreva se nuk jam nga ata që kur një koleg propozon, flas në komision dhe pastaj kur flet kolegu ikën, siç bëre zotrote. Nëse doni ballafaqim me argumente dëgjojini ato. Çfarë e ke këtë zakon që ndërpret. Kolegia jote foli për dhurim prone. Jua them në rastin më të mirë je e painformuar. Në rastin më të keq me ligësi e dashakeqësi doni të dezinformoni. Pse nuk qëndruat në komision? Je e paftë të kuptosh argumentet. Nuk i kupton apo nuk do ta kuptosh?.

Korreshi: Pronat një herë i dhatë me qira, pastaj u prish investimi 2150 përqind e u ndërtua kulla. Po ndërroni tokat në dell kanali me tokat shtetërore. Na vini edhe amendamentin se si vidhet më mirë.

Kaq mjaftoi që të ndërhynte dhe Nikolla, e cila kaloi për votim këtë kërkesë, ndërsa deputetët kanë votuar pro vijimit të mbajtjes në rend dite të këtij projektligji.