Aplikacion
Kolegët e SPAK-ut të Veliajt kanë thirrur Ballukun për ta pyetur si person që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tiranës, çështje për të cilën vetë kryebashkiaku i Tiranës shpenzoi 8 orë më 30 prill në ambientet e SPAK duke dhënë sqarime.
Zoom.al mëson nga rrethi i ngushtë i Veliajt se vajtja e Ballukut ne SPAK e ka shqetësuar Veliajn, ndonëse ky i fundit i konsideroi hetuesit kolegë.
Shqetësimi vjen për faktin se nuk dihet çfarë do të deklarojë Balluku për inceneratorin e Tiranës, deklaratë qe mund t’ia lehtësoje ose rëndojë pozicionin Veliajt, kjo edhe per faktin se mes tyre flitet se ka konflikte për pushtetin brenda Partisë Socialiste.
Më herët, Balluku deklaroi për mediat se ministria e saj ka përmbushur çdo detyrim sa i takon njësisë për zbatimin e projektit.
Belinda Balluku, sipas një denoncimi të Belind Këlliçit, është personi që me anë të një shkrese më 10 korrik 2023 i drejtohej Erion Veliajt për t’i treguar se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP), kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukturës, që duhet të monitoronte jo vetëm ndërtimin e inceneratorit, por dhe ku kanë shkuar 120 milionë eurot.
Në shkresë, Balluku pranonte se diçka e tillë ka cenuar interesat e palës shtet./ Zoom.al