Aplikacion
Me Berishën në arrest shtëpie e në listën e të padëshiruarve të SHBA dhe me Bashën në listën e të padëshiruarve të PD-istëve, demokratët janë në kërkim të një lideri të ri.
Por cilët janë njerëzit më të pëlqyer në radhët e demokratëve?
Të dhënat e fundit mbi këtë temë vijnë nga një anketim i MRB dhe Data Centrum për emisionin “Barometri” në Euronws.
Për të pasur një mendim më të plotë për opozitën dhe Partinë Demokratike qytetarët janë vendosur nga “Barometri” edhe përballë një liste me emrat më të rëndësishëm të Partisë Demokratike për të kuptuar për kë kanë më shumë pëlqyeshmëri.
Ajo që kryeson me shumicën e përqindjes së pëlqyeshmërisë nga qytetarët (votues miks) është deputetja Jorida Tabaku me 47%. Në vendin e dytë demokratët preferojnë Albana Vokshin me 29.9 %, me 29% Belind Këlliçin, me 27,7% Oerd Bylykbashin, me 25,2% kreun e grupit parlamentar Gazmend Bardhin me 24,7 % Enkelejd Alibeajn, Tomor Alizoti me 24%, Flamur Nokën me 24%, Agron Gjekmarkajn me 22% dhe Ervin Salianjin me 21,3%.
Por cili do të duhet të ishte kandidati për kryeministër i opozitës nëse ajo bashkohet? Anketimi tregon se 43.7 përqind e votuesve të PD duan Sali Berishën, vetëm 7.8 përqind Lulzim Bashën, ndërsa një shumicë dërrmuese prej 46.4 përqind preferojnë dikë tjetër.
Nga votuesit e PS vetëm 4.5% duan Berishën, 5.4 Bashën dhe 82.6 duan dikë tjetër.
Ish -nënkryetarja e PD rezulton më e pelqyera nga shumica dërrmuese e votuesve demokratë. Për Jorida Tabakun kanë mendim pozitiv 74 % e tyre, 59.4 për Albana Vokshin, 54.2 për Flamur Nokën, 50.4 për Belind Këlliçin, 49.5 për Ervin Salianjin, 48.4 për Gazmend Bardhin, 45.8 për Agron Gjekmarkajn, 44.3 për Oerd Bylykbashin, 43.2 për Tomor Alizotin dhe në fund Enkelejd Alibeaj me 37.5 %.
Përsa i përket mendimit negativ mes votuesve të PD, Enkelejd Alibeaj rezulton më i papëlqyeri me 49.5 %, pasuar nga Gazmend Bardhi me 36.5 %, Flamur Noka me 33.9 %, Ervin Salianji me 31.2 %, Belind Këllici me 27.8 %, Oerd Bylykbashi 26 %, Albana Vokshi me 25.5 %, Gjekmarkaj me 16.7 %, Tabaku me 14.1 % dhe Tomor Alizoti me 11.5 %.
Votuesit e PS kanë mendim pozitiv në masën më të madhe për Jorida Tabaku me 38.7%, për Enkelejd Alibeajn në masën 21.3 %, për Albana Vokshin me 18.7 përqind e më pas për Tomor Alizotin, Agron Gjekmarkajn, Oerd Bylykbashin, Gazmend Bardhin, Belind Këllicin, Ervin Salianjin dhe në fund për Flamur Nokën.
Përveç nevojës për një lider, sondazhi tregon se shumica e të anketuarve tregojnë se për të fituar, opozitës i duhet edhe një koalicion i madh kundër qeverisë.
64.1 e të anketuarve, kundrejt 28.2 % e shohin si domosdoshmëri për të fituar zgjedhjet një opozitë të bashkuar.
Megjithatë vetëm 37.1 përqind besojnë se opozita mund të bashkohet, përkundrejt 51.6 përqind që nuk e shohin të mundur bashkimin.
Të anketuarit shohin Sali Berishën si politikanin që ka përgjegjësinë më të madhe për të mundësuar bashkimin e opozitës, ndërsa mendojnë se koalicioni opozitar nuk duhet të përfshijë Partinë e Lirisë, të Ilir Metës. /Zoom.al
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)