Aplikacion
Gjithashtu teksa kërkojnë të dyshuarin dhe ndihmësit e tij, Policia e Shtetit njoftoi se ofron shpërblim 30 mijë euro për kapjen e tij.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, tha policia.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.
Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
Deri tani hetohet në dy pista; vrasje pas një sherri të çastit dhe hakmarrje për një ngjarje të vjetër.
Vrasja ku dyshohej si i përfshirë babai i policit Cenaliaj
Babai i Novruz Cenalisë rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 1997, sipas informacioneve nga hetimet e ngjarjes për vrasjen e të birit sot në Fier dhe pistat e mundshme. Babë e bir punonin si efektivë policie, njëri te salla operative dhe tjetri me “Shqiponjat”.
Asllan Cenalia, gjithashtu me detyrë polic i sallës operative, është hetuar se ka vrarë fqinjin e tij Sali Arhulla. Cenalia mësohet se ka marrë pafajësi për krimin e kryer gjatë vitit të trazirave dhe disa vite më pas është bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Mbetet e paqartë nëse vrasja e Novruz Cenalisë ka ndodhur për arsye gjakmarrje apo një konflikt i momentit siç pretendon policia e Fierit. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat