zoom

Lajme

Debati/ Komisioni i TIMS, Salianji zbardh listën: Nga Balla, Rrumbullaku dhe Veliu, te Vlora Hyseni

Ka nisur sot takimin e radhës sipas kalendarit, Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS. Kryetari i Komisionit Ervin Salianji, ka zbuluar propozimin në lidhje me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Salianji shpjegoi se ky është propozimi i tij, dhe është vetëm nisja e hetimeve, jo përfundimi i tyre. Ai propozoi kalendarin e emrave, orën dhe datën e zhvillimit të seancave pyetëse, ku mes tyre janë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe deri tek kryetarja e SHISH-it, Vlora Hyseni.

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS deklaroi se duhet që të dëshmojnë edhe zyrtarë të lartë të AKSH-it. Sipas Gështenjës, ndoshta dëshmitarët nuk merren në pyetje të gjithë në një ditë. Sipas tij, kalendari edhe mund të ndryshojë në varësi të personit që do të merret në pyetje, pasi nuk është kalendar dasme.

“Të thirren edhe drejtues të lartë të AKSH. Këta persona duhet të përfshihen në listën e dëshmitarëve. Të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal duhet të jenë pjesë e Komisionit dhe duhet të pyeten. Kalendari nuk është datë dasme, që nuk prishet, pasi ndoshta intervistimi nuk mbyllet për një ditë. Por jam për të miratuar kalendarin”, tha ai.

Kurse Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për menaxhimin e të dhënave të sistemit TIMS, Toni Gogu, ka deklaruar se mazhoranca është dakord në parim për miratimin e kalendarit të planit të punës, por ka propozuar që vendimet për dëshmitarë të merren veç e veç.

“Çdo minutë që flasim ne merret nga koha që do të flasin dëshmitarët. Ndaj propozoj të nisim menjëherë me votimin e kalendarin e hetimeve, ne nuk kemi asnjë kundërshtim,. Por për ekonominë e komisionit vendimet është mirë të merreshin për secilin dëshmitar. Ajo çfarë shoh aty është një dëshmitar psh që duhet të marrim leje nga Prokurori pas është në masë arresti. Për këtë arsye nuk e kalojmë dot në bllok. Të mos humbasim kohë”, tha ai.

Propozimi i Salianjit:

Në datën 17 maj ora 11:00 Muhamet Rrumbullaku

Në orën 13:00 ish-drejtori i IT në polici Ervin Muça

Në orën 14:00 drejtori i sistemeve të Policisë Enri Ndoni

Në datën 27 maj ora 17:00 ish përgjegjsi i IT Ardit Muça

LISTA DHE ORA E THIRRJES:

Në orën 16:00 Ardi Veliu

Më 29 maj ora 17:00 Florian Sulejmani

Në orën 19:00 Zef Laska

Më 31 maj Neritan Nallbati dhe Dorian Tola

Në orën 13:00 Vlora Hyseni dhe në orën 14:00 Evina Gjana.

Datë 15.05.2024, ora 17:00

1. Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla

2. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi

Datë 17.05.2024, ora 11:00

1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku

2. Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça

3. Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit, Z. Enri Ndoni

Datë 27.05.2024, ora 17:00

1. Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço

2. Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu

Datë 29.05.2024, ora 17:00

1. Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani

2. Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku

3. Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska

Datë 31.05.2024, ora 11:00

1. Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati

2. Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola

3. Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni

4. Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana

5. Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi