Aplikacion
Shifrat janë publikuar nga agjencia kryesore e ndihmës së OKB-së në Gaza, UNRWA. Largimi masiv i civilëve nga Rafah vjen pas thirrjeve nga Izraeli për evakuim para një ofensive të madhe të paralajmëruar tokësore.
UNRWA njofton se vetëm që nga e diela janë larguar të paktën 60 mijë persona.
“Ndërkohë, në veri të Gazës, bombardimet dhe urdhrat e tjerë të evakuimit kanë krijuar më shumë zhvendosje dhe frikë për mijëra familje. Nuk ka siguri pa një armëpushim”, tha UNRËA të hënën në një postim në “X”.