Aplikacion
Pas seancës për ish-ministrin Ilir Beqja, Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më datë 24 maj, ora 10:00, edhe seancën paraprake ndaj 8 të pandehurve të çështjes “Metamorfoza”.
Seanca u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Xhevahir Lita dhe avokatit të tij mbrojtës.
Në dosjen e bujshme janë pjesë tre grupe kriminale që luftonin apo bashkëpunonin mes tyre, duke paguar shuma marrëmendëse deri në 150 mijë euro për eliminimin e rivalëve.
Në dosje ka emra si Behar Bajri, Ervis Martinaj, Astmer Bilali, prokurori Xhevahir Lita dhe deri biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka, ky i arrestuar dhe që i janë sekuestruar miliona euro pasuri.
Mes të pandehurve është edhe ish-shefi i Operacionales së Policisë, Oltion Bistri, edhe ky i ndaluar, që informonte kundrejt përfitimeve grupet kriminale, për operacionet kundër tyre apo ecurinë hetimore. /ZOOM.AL/
Ish e dashura e nxori zbuluar, krizë në lidhjen e Mevlanit me partneren e tij shtatzënë