zoom

Aktualitet

Koncesionet në Shëndetësi, nis me shtyrje gjyqi ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj. Zbulohet shkaku

Nis me shtyrje gjyqi i bujshëm për skandalin e koncesioneve në shëndetësi, ku i pandehur është edhe ish-ministri Ilir Beqjam, bashkë me 8 zyrtarë të tjerë, përfshi ish-zv/ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, që ndodhen në paraburgim.

GJKKO njoftoi se shtyu për në datë 3 qershor seancën paraprake për ish-ministrin Ilir Beqaj, që akuzohet se lejoi fryrjen e kostove për Check-Up dhe Sterilizimin, me vlerë 100 milionë euro në buxhet. Seanca do të mbahet në orën 09:00.

Shkak për shtyrjen është bërë mosnjohja e të pandehurve me të gjitha aktet e dosjes hetimore për çështjen e sterilizimit.

Ish-ministri i Shëndetësisë, është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj, që i kanë mohuar veprat penale të ngritura nga SPAK. Paralelisht opozita ka ngritur një Komision hetimor për Shëndetësinë, rezultatet e të cilit nuk dihet nëse do i bashkangjiten fashikujve të dosjes penale në proces. /ZOOM.AL/