zoom

Lajme

Rrëfimi “pa dorashka” i Ilnisës: Nuk do ta fal kurrë Eglën për ato që bëri dhe tha, kam…

Në një intervistë në “Mos i bjer me top”, në emisionin “E Diell”, Ilnisa rrëfeu disa momente brenda dhe jashtë shtëpisë, sikurse tha me bindje se nuk do ta falë kurrë Eglën për sjelljen e saj degraduese dhe ofenduese, duke kaluar çdo limit.

“Asnjëherë! Kam thënë diku që do ta fal, për ta injoruar, por nuk do ta fal. Nuk besoj se do ta fal sepse nuk kam arsye për ta bërë. Janë mijëra pika për të mos e falur atë grua.

Në ngjarjet e fundit që po zhvillohen atje brenda, nuk mendoj se ajo meriton falje, siç duhet në fakt. Bullizon pamjen, seksualizon fëmijët, shkel ligjin”, tha ajo.

Ilnisa u shpreh se jashtë e kanë pritur shumë mirë. Sa i përket fituesit, ajo tha se përveç Meritonit, fitoren e meriton edhe Juli. /ZOOM.AL/