Aplikacion
Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, në një konferencë për shtyp deklaroi se sasia e drogës ishte e fshehur në një tunel, ndërsa kultivuesit nuk u gjetën aty.
Vëllezërit Nazmi dhe Basri Malaj akuzohen se janë kuktivues dhe trafikues për këtë sasi droge dhe ata janë shpallur në kërkim.
“Jam sot këtu së bashku me stafin tim për të bërë prezent rezultatet e punës në kuadër të operacionit policor kombëtar antikanabis të koduar “Territor i pastër” i cili ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra.
Në momentin e ndërhyrjes nuk janë kosntatuar personat e dyshuar por nga hetimet paraprake është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve si autorë të dyshuar të këtij rasti dhe konkretisht shtetasit N. M., 42 vjeç dhe B. M., 37 vjec, lindur në fshatin “Ura e Shtrenjtë” dhe banues në Shkodër, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.
Po nga hetimet rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës”, tha drejtori i policisë.