Aplikacion
Stadiumi Galatsit në Athinë është “veshur” me ngjyrat kuqezi dhe është mbushur nga shqiptarët.
Në pritje të nisjes së takimit, në sfond dëgjohen këngë shqiptare, ndërsa në skenë do të ngjiten edhe këngëtarët Noizy, Era Rusi dhe Ylli Baka.
Pasi të luhet himni kombëtar, ata do të performojnë këngët e tyre për emigrantët shqiptarë, për t’i lënë vendin më pas Edi Ramës për të mbajtur fjalimin e tij dhe për të shpalosur vizionin e tij për Shqipërinë 2030.
1000 punonjës policie do sigurojnë mbarëvajtjen e këtij takimi.
Dronët dhe helikopterët do të monitorojnë vazhdimisht zonën, ndërsa snajperët nga EKAM do të jenë në pika të përzgjedhura.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet