zoom

Të gjitha

Përsëri në Shëngjin, humb jetën tragjikisht punëtori 60-vjeçar. Policia nis hetimet, detajet e para

Një tjetër aksident i rëndë në punë dhe përsëri në Shëngjin gjatë procesit të ndërtimit, ndodhi ditën e sotme. Policia e Lezhës njoftoi se ka humbur jetën një punëtor i moshës 60 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet, si dhe identiteti i viktimës. Por paraprakisht mësohet se punëtori i ndërtimit ka mbërritur pa shenja jete në spital. trupi i tij ndodhet në Morg për ekspertim, teksa policia vendore nisi hetimet ndaj kompanisë së ndërtimit, për kushtet e sigurisë.

Vetëm katër ditë më parë një i ri 28-vjeçar humbi jetën tragjikisht, Emiljano Frroku (foto sipër), pasi ra nga pallati në ndërtim në Shëngjin, duke u përpjekur të ngjiste një ngarkesë me vinç.

Policia shpalli në kërkim 3 persona të dyshuar, pronarin, administratorin dhe drejtuesin teknik të punimeve, që u arratisën pas ngjarjes tragjike. Policia konstatoi shkelje në nd♪7rtim pa leje, mungesë siguracionesh dhe të kushteve të sigurisë. /ZOOM.AL/