zoom

Lajme

“Nuk u shfaq e gjitha” – Maya flet për videon e dhunës me bashkëshortin

Maya foli këtë të premte për videon që qarkulloi pak ditë më parë, ku shfaqej ajo duke akuzuar bashkëshortin e saj se po e dhunon.

Në emisionin “Cherry on Top”, këngëtarja pretendoi se videoja e shfaqur në media nuk është e plotë, por shtoi se nuk do të flasë më gjatë për këtë temë për të mbrojtur djalin dhe në respekt të viteve të bukura që kanë kaluar së bashku si familje.

Maya tha se të gjithë çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Unë e dija çfarë ka ndodhur dhe në të vërtetë nuk u shfaq e gjitha. Në publik serviret një manipulim, por ka gjykata që vendosin. Unë do merrem me rrugën ligjore. Jemi në një shoqëri të rënduar psikologjike, nuk duhet të tejkalohet, duhet pasur kujdes edhe nga mediat.

Nuk duhet të jenë të babëzitur, sepse dëmtojnë shumë njerëz. Duhet të bëjnë pak tërheqje dhe ta mendojnë çdo gjë si për vete.

Kemi pasur edhe vite të bukura, por kaq, nuk dua të them më shumë se do dilte e vërteta dhe e vërteta nuk është e bukur. Unë jam artiste, ma ka dhënë zoti këtë. Kur vesh pallton e skenës, më ikin të gjitha hallet me publikun që pret energjinë tënde.

Kemi shumë njerëz që na duan. Të gjithë më kanë mbështetur në mënyrën e vet. Duhet të bëj një falënderim publik me fansat që më kanë shkruar. Nuk jam marrë me rrjetet sociale, nuk merrem aspak se nuk dua të marr energji negative”, tha Maya.