zoom

Bota

Stuhi të fuqishme diellore do godasin sot Tokën, më e rrezikshmja në 20 vite! Efektet dhe kërcënimi

Mbrëmjen e sotme pritet që Toka të goditet nga një stuhi e fortë gjeomagnetike, e shkaktuar nga shpërthimet në sipërfaqen e Diellit që ndodhën ditët e mëparshme, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA).

Ndryshe quhen edhe stuhi diellore, me forcë valësh magnetike dhe radioaktive të madhe dhe të rrezikshme, më shumë nga zakonisht dhe që shkaktojnë anomali gjithandej. Një prej tyre janë rrezet gama që pengohen nga atmosfera dhe fusha magnetike e Tokës, por më problematike dhe depërtuese mbeten goditja e satelitëve, apo nxjerrja jashtë funksionit e të gjitha pajidjeve elektronike dhe frekuencave të valëve, nga telefonat tel televizionet dhe radiot, apo pajisjet e institucioneve shëndetësore dhe të mjeteve fluturuese apo motorike me paketa elektronike.

“Fuqia e kësaj stuhie do të jetë G4, nga e cila vetëm G5 është më e fortë dhe pritet të shkaktojë probleme me sistemet energjetike, anijen kozmike, satelitët dhe radiofrekuencat. Kjo është stuhia e parë gjeomagnetike G4 që nga viti 2005, dhe pritet të fillojë sonte dhe të zgjasë deri më 13 maj. Ajo ndodh për shkak të efektit kumulativ të pesë shpërthimeve në sipërfaqen e Diellit që ndodhën ditët e mëparshme”, njoftuan mediat ndërkombëtare, referuar edhe NOAA.

Gjithashtu pritet që kjo stuhi mund të shkaktojë fenomenin Aurora Borealis më në jug se zakonisht, në shtetet amerikane të Virxhinias dhe Alabamës, goditja e stratosferës nga stuhitë konvertohet në vallëzim ngjyrash në Polin e Veriut, që janë emëruar si Aureola.

Një stuhi ekstreme gjeomagnetike G5 u regjistrua për herë të fundit në tetor 2003 dhe shkaktoi ndërprerje në Suedi dhe dëmtime të transformatorëve të energjisë në Afrikën e Jugut. /ZOOM.AL/