Aplikacion
Nga rreth 95 për qind e votave të numëruara, kjo parti rezulton të ketë fituar 59 vende në parlamentin prej 120 vendesh. Për formimin qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve. Ndërkohë, kandidatja e VMRO-së për president, Gordana Siljanovska Davkova mori 520 mijë vota kundrejt 234 mijë votave që mori kandidati social-demokrat Stevo Pendarovski.
Ky i fundit ia uroi fitoren zonjës Siljanovska – Davkova, ndërsa kritikoi, siç tha ai, “ata të cilët penguan mijëra qytetarë të marrin fletëvotimet për të votuar në balotazhin presidencial”, me gjasë duke aluduar për Bashkimin Demokratik për Integrim.
Opozita e VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. Forca politike opozitare rikthehet në pushtet pas dy mandatesh. Me 43,23% të votave të fituara, VMRO-DPMNE do të ketë në Kuvendin e ri 58 deputetë.
Të dytët janë koalicioni “Fronti Evropian” (BDI dhe Aleanca për shqiptarët) me 13,78%, të cilët do të kenë 19 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. LSDM, partia që do t’i duhet të dorëzojë pushtetin, me 15,36% do të ketë vetëm 18 deputetë në legjislaturën e ardhshme.
Pas saj është koalicioni VLEN me 10,72% të votave dhe pritet të ketë 13 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e ndjekur nga koalicionet e tjera.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet