Aplikacion
Kështu shkruanin mbrëmjen e 26 marsit të vitit 2021 gazeta të ndryshme në Tiranë që pasqyruan një vizitë “sekrete” të kryeministrit Edi Rama në familjen e Klodian Rashës. Ajo ishte vizita e dytë me përbetimin se do të bëhej drejtësi.
1 vit e 4 muaj më vonë Klodian Rasha nuk është më një kauzë kombëtare që ngriti në protesta mijëra të rinj, por një hall i izoluar i familjes së vogël me origjinë nga Dibra. Drejtësia e tha fjalën e saj. Nevaldo Hajdaraj, polici që e vrau Rashën, do të bëjë vetëm 10 vjet burg.
U deshën 16 muaj që Qazim Rasha të kuptonte drejtësinë dhe politikën e vërtetë. Ai nuk u përmbajt dot më si dikur kur “paparacët” e kryeministrisë e fotografonin kur Edi Rama i hidhte dorën në shpinë “miqësisht”.
“Kjo nuk është drejtësi”, klithi ai në sallën e gjyqit, një klithmë zhgënjimi për premtimin e madh që i ishte bërë dikur nga njeriu më i pushtetshëm i këtij vendi.
“Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie, cila ishte se duhet te merrej seriozisht drejtësia me këtë çështje”, tha Qazim Rasha. Ai kishte besuar vërtet në fjalët e Edi Ramës.
Si një burrë i zakonit, ai e kishte zgjedhur drejtësinë përballë vetëgjyqësisë. Sot thotë se drejtësia ka rënë.
“Deklarata ime ishte që në ditën e vrasjes së djalit se: I imi iku u varros, por ama fëmija im, i juaji, i të gjithë gjaku është i njëllojtë, edhe i atyre gjyqtarëve e prokruroëve që marrin kët lloj vendimi. Si mund të quash drejtësi kur çdo është e zbardhur e fushës dhe një herë me të rënë të lapsit, jep gjykimin e shkurtuar, kur ai mund të bëhej shembulli, mendoj se drejtësia e re të bëjë shtet… Me këtë lloj vendimi, drejtësi nuk mendoj se mund ta gjejë as unë e as askush” – deklaroi ai, duke na treguar edhe njëherë se si funksion drejtësia në këtë vend, ashtu si djali i tij na tregoi anën e errët të policisë. /Zoom.al
Kërkimi 25 vjeçar i Kosovës për drejtësi, fati i mijëra të zhdukurve ende nuk dihet