zoom

Lajme

Rezoluta e PS, reagon Ambasada Amerikane: Propozim premtues për luftën ndaj korrupsionit, e nxisim!

Ambasada e SHBA-ve në kryeqytet, me anë të një njoftimi ka reaguar publikisht për rezolutën e propozuar së fundmi nga PS dhe kryeministri Edi Rama, për të luftuar korrupsionin.

Ambasada deklaron se mbështet çdo nismë që synon të dërgojë përpara përpjekjet për një qeverisje të mirë, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Kjo rezolutë është pritur me skepticizëm dhe dyshime nga faktori politik në vend, por edhe analistët.

Reagimi i ambasadës:

“Zyra e shtypit: Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues.

Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike.

Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”. /ZOOM.AL/