zoom

Bota

Pushtimi nga Izraeli, nis boshatisja e Rafah. Zyrtari i OKB: 50 mijë të larguar vetëm në 48 orë

Izraeli duket i vendosur ta kthejë edhe Rafahun në gërmadhë, sikurse edhe Gazën, që prej tetorit të vitit të kaluar.

Dhe aktualisht, rreth 50,000 persona janë larguar nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, në 48 orët e fundit si rezultat i urdhrit të evakuimit të Izraelit. Lajmi u bë i ditur për CNN nga një punonjës i lartë në agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

“Ne gjurmuam afërsisht 50,000 njerëz që niseshin nga Rafah në 48 orët e fundit. Ne i kemi parë ata të shkojnë në Khan Younis, disa kanë shkuar në zonën e zgjeruar humanitare të Al-Mawasi, të tjerët kanë shkuar në Deir al-Balah”, tha zëvendësdrejtori i lartë i çështjeve të UNRËA në Gaza, Scott Anderson.

Banorët e Gazës filluan të largoheshin nga Rafahu lindor të hënën pasi ushtria izraelite urdhëroi banorët atje që të “evakuoheshin menjëherë” ndërsa kryen një operacion ushtarak në qytet. /ZOOM.AL/